Zbardhen detaje të korridoreve humanitare të propozuara nga Rusia

Botë | 5 vite më parë

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve. Disa nga korridoret e reja të armëpushimit të shpallura nga Rusia çojnë në Rusi ose Bjellorusi.

Nga katër qytetet e përmendura, vetëm ato më të voglat – Mariupol dhe Sumy – kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës.

Lista e plotë e rrugëve u publikua nga agjencia ruse e lajmeve Ria, duke cituar një organ të themeluar së fundmi të quajtur Shtabi Koordinues Ndërdepartamental për Reagimin Humanitar në Ukrainë raporton BBC.

Detajet janë si më poshtë:

Mariupol

  • Rruga 1 – Novoazovsk, Taganrog, Rostov-on Don (Rusi), më pas me ajër, rrugë ose hekurudhë në një destinacion të zgjedhur ose vend mbajtjeje të përkohshme
  • Rruga 2 – Portivske, Mangush, Respublika, Rosivka, Bilmak, Polohi, Orekhiv, Zaporizhzhya (Ukrainë)

Kharkiv

  • Nekhoteyevka, Belgorod (Rusi) më pas me ajër, rrugë ose hekurudhë

Sumy

  • Rruga 1 – Sudzha, Belgorod pastaj me çdo transport
  • Rruga 2 – Sumy, Golubivka, Romny, Lokhvitsya, Lubny, Poltava (Ukrainë)

Kiev

  • Hostomel, Rakivka, Sosnovka, Ivankiv, Orane, Çernobil, Gden’, Gomel (Bjellorusi), pastaj me ajër në Rusi

Deklarata shton se ushtria ruse do të kryejë “kontroll objektiv të pandërprerë të evakuimit, duke përfshirë përdorimin e dronëve”.

Një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka quajtur propozimin “plotësisht imoral”, duke thënë se Rusia po përpiqej “të përdorë vuajtjet e njerëzve për të krijuar një pamje televizive”.

Sa larg kanë avancuar trupat ruse?  Nje harte
 
/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme