Zbardhet vrasja e politikanit italian, si u masakrua me gurë në kokë nga i biri pas sherrit pë restorantin

Botë | 6 vite më parë

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e politikanit italian, Franco Colleoni. Sipas mediave të huaja, ai është vrarë barbarisht nga i biri, pas sherrit për restorantin që politikani kishte në pronësi. 68-vjeçari ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite. Një nga fëmijët e viktimës, Francesco 34 vjeç, e ka rrahur të atin, ndërsa i ka goditur kokën disa herë në një gurë. Kjo ka sjellë edhe vdekjen e 68-vjeçarit, sipas autoriteteve. Sipas mediave italiane motivi i ngjarjes janë marrëdhëniet e këqija familjare dhe në ato që lidhen me menaxhimin e restorantit familjar. Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme