‘Zbulo Dropullin’ projekti social për promovimin e turizmit

Sociale | 3 vite më parë

Gra nga Derviciani por edhe nga fshatra të tjerë të Bashkise Dropull, ishin protagoniste  të Aktivitetit ” Zbulo Dropullin” ne gastronomi, artizanat e në fusha të tjera të zhvillimit  të turizmit, në kuadër të Projektit Social-e.

Prej disa muajsh këto gra po trajnohen sistematikisht, duke arritur tashmë në fazën e fundit të krijimit të ndërmarrjeve sociale.

Madje, ky aktivitet vërtetoi më së miri se potenciali turistik në gastronomi dhe artizanat është i jashtëzakonshëm dhe me shumë interes ekonomik për gratë e Dropullit.

Nuk munguan në këtë aktivitet edhe zejtare nga qyteti i Gjirokastër.

Rreth 7 autobuzë me vizitorë të ardhur nga Greqia, kurorëzuan me sukses këtë aktivitet. Miqtë e ardhur shprehën interesimin e madh për produktet e grave Dropullite, të cilat tashmë janë më se të bindura se sipërmarrja në fushën e traditës e ka suksessin të garantuar.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme