Zbulohet magazina e përshtatur për kultivim kanabisi, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE Peqin

Aktualitet | 2 vite më parë

Një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar nga policia në Peqin, duke çuar në pranga 2 persona. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia bën me dije se është arrestuar pronari i magazinës dhe drejtori i OSHEE Peqin, ndërsa po ashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 2 punonjës të këtij institucioni të akuzuar për shpërdorim të detyrave dhe moskallëzim të krimit

Sipas Policisë, nga kontrolli në magazinën në pronësi të 37-vjeçarit, në fshatin Fatishe, Policia konstatoi se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Policia njofton se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme