Zbulohet vendbanimi 7500-vjeçar në Pogradec, Rama: Hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare

Një vendbanim 7500 vjeçar është zbuluar nga gërmimet arkeologjike në Lin të Pogradecit ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”.
Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama i konsideron zbulimet mbresëlënëse të cilat hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare.
“Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare, pranë fshatit Buqezë në Lin, ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”, sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2”, shkruan kryeministri Edi Rama teksa publikon dhe foto.
Zbulimet e fundit i kanë dhënë mundësi kërkuesve për të kuptuar mënyrën e ndërtimit të palafiteve, të cilat zgjaten deri në brendësi të Liqenit të Ohrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




