Zëdhënësja e PD: Le t’i tregojmë kësaj qeverie se të gjithë bashkë mundemi dhe do ta rrëzojmë atë!

PD i ka drejtuar një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën që do të mbahet të shtunën kundër qeverisë Rama, që sipas opozitës është më e korruptuara në historinë e vendit.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, se “Sot është dita e të gjithë qytetarëve, e të gjithë shqiptarëve, është dita e të gjithëve ju që e doni lirinë, që e doni demokracinë dhe që zgjidhni sot që të ushtroni të drejtën kushtetuese dhe qytetare, protestën, protestën ndaj një qeverie të korruptuar që në të gjithë këto vite vetëm i ka bërë shqiptarët që të largohen duke mos parë më një rreze shprese. Le t’i tregojmë kësaj qeverie se të gjithë bashkë mundemi dhe do ta rrëzojmë atë” shprehet zëdhënësja Garo.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




