Zelenski kërkoi bashkëprodhim armësh, Rama: Rajoni i tha “Po”, investimet do bëhen nga aleatët

Politikë | 3 vite më parë

Kërkesa e presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) për bashkëpunim për prodhimin e mjeteve ushtarake është pranuar nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi Rama sqaroi se asnjë nga vendet nuk ofron një industri të tillë prodhimi, por të gjitha pranuan që në të ardhmen të investohet dhe të bashkëpunohet në këtë fushë.

Megjithatë kryeministri Rama bëri të qartë se për Shqipërinë investimet në industrinë prodhuese ushtarake do të behet vetëm nga aleatët.

Rama shtoi se do të punohet me partnerët për të “ringjallur infrastrukturën tonë të vjetër ushtarake”.

“Ne patëm një samit shumë të mirë por dhe zhvilluam diskutime të mira me presidentin Zelenski. Ai samit tregoi diçka që është thellësisht e rëndësishme, që të gjithë ishin këtu. Rajoni ishte larg duarve të Rusisë dhe ishte këtu si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së. Lidhur me industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve si ne, Serbia, Bosnja apo Kroacia nuk kanë një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur dhe partnerët e duhur për të ringjallur infrastrukturën tonë të vjetër ushtarake dhe për të bërë më shumë investime. Se dyti nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që Zelenski foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investim, prodhim dhe bashkëpunim dhe të gjithë thamë po, jo vetëm Shqipëria. Ky është një proces dhe ne e dimë shumë mirë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje dhe do e bëjmë këtë. Këtë do e bëjmë me aleatët tanë dhe jo me të tjerë”, tha Rama.

Më 28 shkurt në Tiranë u mbajt samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Zelenski, i cili shprehu interesin për bashkëprodhim të municioneve me vendet e Ballkanit dhe aleatëve.

“Jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe partnerët tanë. Propozojmë të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës e Ballkanit në Kiev ose në ndonjë prej kryeqyteteve tuaja”, tha Zelenski.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme