Zelensky bisede telefonike me kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviç do të vizitojë Kievin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Kievin sa më shpejt të jetë e mundur.
Abazoviç raportohet t’i këtë thënë Zelenskyt se ai do t’u sugjerojë udhëheqësve të tjerë të vendeve në Ballkanin Perëndimor që të gjithë të udhëtojnë në Ukrainë së bashku për të treguar mbështetje.
“Gjatë bisedimeve me Zelenskyn, kryeministri Abazoviç ka shprehur gatishmërinë e tij personale për të vizituar Kievin dhe në këtë mënyrë t’i ofrojë mbështetje popullit ukrainas, duke vënë në dukje se do t’u propozojë liderëve të Ballkanit Perëndimor që së bashku të vizitojnë kryeqytetin ukrainas dhe të ofrojnë mbështetje”, thuhet në deklaratën e qeverisë malazeze.
Abazoviç shpreson se edhe Ukraina do të bëhet së shpejti një kandidat zyrtar i BE-së dhe u shpreh i gatshëm për të pranuar refugjatë nga Ukraina që largohen për shkak të luftës
Më 8 prill, Qeveria e Malit të Zi miratoi zyrtarisht sanksionet kundër Rusisë për shkak të agresionin ndaj Ukrainës. Mali i Zi së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, penguan vizitën e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Serbinë fqinje pak ditë më parë, duke refuzuar të jepte leje që avioni i tij të fluturonte nëpër hapësirën e tyre ajrore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




