Zelensky: E gjithë Europa është një objektiv i agresionit të Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjatë një fjalimi se agresioni rus nuk ishte kurrë i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe e gjithë Evropa ishte një objektiv, njofton BBC.
“Përdorimi i forcës nga Rusia ishte një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë, tha ai.
Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë. Po ashtu Zelensky tha se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbulloheshin në lindje të vendit.
“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha ai.
Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se presidenti Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk do të takohen derisa Rusia të mposhtet në lindje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




