Zelensky i bindur: Raketa që goditi Poloninë nuk ishte ukrainase

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar me bindje se raketa që ra në Poloni dhe vrau dy persona mbrëmjen e së martës, nuk ishte ukrainase.

“Nuk kam dyshim se nuk ishte raketa jonë. Kam marrë raporte nga komanda e forcave të armatosura dhe forcave ajrore të Ukrainës dhe nuk mund të mos u besoj atyre”, tha ai.

Zelensky shtoi se besonte se Ukrainës duhej t’i ishte lejuar qasja në vendin e shpërthimit në Poloninë lindore.

“A kemi të drejtë të jemi në grupin e hetimit? Sigurisht”, shtoi ai.

Deklarata e Zelenskyt erdhi pasi Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se Ukraina dëshironte një “studim të përbashkët” të incidentit të së martës me partnerët e saj.

Raketat kanë goditur një ditë më parë, një fermë në një fshat polak ,pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Fillimisht u dyshua se raketat ishin ruse, por shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se shpërthimi në Poloni mund të jetëshkaktuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

/ The Guardian

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme