Zelensky i drejtohet parlamenteve të Australisë dhe Holandës

Botë | 5 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar sot parlamenteve të Australisë dhe Holandës.

Ai i tha parlamentit australian se nevojiten sanksione të reja dhe më të forta për të rritur presionin ndaj Rusisë. Ai tha se bota duhet ta kishte ndëshkuar Moskën në vitin 2014 për pushtimin e Krimesë raporton BBC.

Ai më vonë iu drejtua parlamentit holandez dhe i kërkoi Holandës të bojkotonte eksportet ruse të energjisë.

Çdo dollar që merr Rusia nga vendet anëtare të BE-së për furnizimin e lëndëve të para, sipas Kievit, shkon drejtpërdrejt në industrinë ushtarake dhe në vrasjen e civilëve ukrainas.

“Ne duhet të bëjmë më shumë se në muajin e parë të luftës. Nuk mund të presim edhe 36 ditë të tjera. Kaq shumë njerëz kanë vdekur. Ne duam të mbijetojmë, të lirë nga tirania,” tha ai.

Më herët, Zelensky hodhi gjithashtu dyshime mbi pretendimet e Rusisë se po de-përshkallëzon luftimet në vendin e tij, duke e quajtur atë si pararendës të sulmeve të reja në rajonin separatist lindor të Ukrainës, Donbas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme