Zelensky iu drejtohet italianëve teksa mijëra njerëz mblidhen në të gjithë vendin

Botë | 5 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u është drejtuar mijëra demonstruesve në të gjithë Italinë, ndërsa protestat pro-ukrainase u zhvilluan në disa qytete, duke përfshirë Torino dhe Firence raporton BBC.

Firence është binjakëzuar me Kievin që nga vitet 1960, kur kryeqyteti i Ukrainës dërgoi ndihma në qytetin toskan për ta ndihmuar atë të rimëkëmbet nga një përmbytje shkatërruese.

Demonstruesit në qytet valëvitën flamujt ukrainas dhe kambanat e Bazilikës ikonike di Santa Croce ranë 17 herë, një për çdo ditë të pushtimit.

Në fjalën e tij, Zelensky tha se 79 fëmijë ishin vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Ai bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Moskës dhe u kërkoi udhëheqësve perëndimorë të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi vend.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme