Zelensky: Kemi rikthyer më shumë se 2,500 ukrainas të burgosur nga Rusia

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklarura se 2,526 ukrainas janë rikthyer në atdhe pas shkëmbimit të të burgosurve të luftës që nga fillimi i pushtimit rus.
Sipas deklaratave të zyrtarëve në Moskë dhe Kiev, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen më shumë se 200 robër lufte përgjatë ditëve të fundit.
95 të kthyerit e Ukrainës janë të burgosur lufte të kapur në ishullin e gjarpërinjve dhe nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, mes një numri vendesh të ndryshme, sipas ndihmësit presidencial Andrii Yermak, transmeton CNN.
“Sa herë që i kthejmë njerëzit tanë nga robëria ruse, kujtojmë qëllimin tonë themelor: nuk do t’i lëmë armikut asgjë tonën, asgjë nga Ukraina” tha Zelensky në një postim në Twitter.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




