Zelensky: Negociatat e paqes mund të pasojnë vetëm një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në një konferencë shtypi në Kiev, ku u ka thënë gazetarëve se çdo negociatë me Rusinë nuk mund të fillojë përpara se të arrihet një armëpushim midis forcave të Kievit dhe Moskës raporton BBC.
“Diplomatët tanë janë duke punuar dhe ata kanë biseduar për disa pika të një agjende të mundshme mes nesh dhe Federatës Ruse. Unë dua që kjo të materializohet dhe procesi i përfundimit të luftës, procesi i paqes 100% duhet të fillojë me armëpushim”, tha Zelensky. .
Por udhëheqësi ukrainas thotë se është i hapur për diskutime me presidentin rus Vladimir Putin dhe shton se ka diskutuar mundësinë e negociatave që do të zhvillohen në Jerusalem me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.
Duke iu referuar komenteve të Putinit se është bërë njëfarë progresi pozitiv nga negociatorët rusë dhe ukrainas, Zelensky thotë se është “i lumtur që shikon sinjalet nga Federata Ruse. Për 12 vitet e fundit, nuk kam dëgjuar kurrë fjalë për mundësinë e një dialogu”. .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




