Zelensky: Putini nuk dihet a është gjallë! Reagon Moska: Duan që të mos ekzistojë as vetë Rusia

Kremlini ka konfirmuar sot se presidenti rus Vladimir Putin është gjallë, pas pikëpyetjeve që ngriti presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky nëse kreu i Moskës vijonte të ishte në jetë apo jo.
Këtë pretendim Zelensky e ngriti gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit teksa theksoi se “unë nuk e di se a është ende gjallë ose është ai që po i merr vendimet”.
Sipas Zelensky ajo që ka ndodhur me Ukrainën është një tragjedi e madhe dhe se “negociatat në vetvete nuk kanë të bëjnë me paqen”.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kundërshtoi çdo pretendim se Putini nuk ishte gjallë, transmeton Fox News.
“Është e qartë se si Rusia ashtu edhe Putini janë një problem i madh për Ukrainën dhe Zelenskyn. Dhe është e qartë se si psikologjikisht Zelensky preferon që të mos ekzistojnë as Rusia dhe as Putini”, është shprehur Peskov.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




