Zelensky: Rusia e konsideron gazin ‘armë’, askush mos të shpresojë për bashkëpunim ekonomik me të

Presidenti Volodymyr Zelensky me anë të një video-mesazhi drejtuar popullit të tij, ka deklaruar se ndërprerja e furnizimit me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, tregon se asnjë vend nuk duhet të shpresojë se mund të ruajë një bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë.
Sipas presidentit Zelensky, Rusia e konsideron gazin ‘një armë’.
“Askush në Evropë nuk mund të shpresojë të mbajë ndonjë bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë. Rusia e konsideron si armë jo vetëm gazin, por çdo tregti. Ajo thjesht pret momentin kur mund të përdoret një ose një zonë tjetër tregtare. Rusia e sheh një Evropë të bashkuar si një objektiv dhe sa më shpejt të gjithë në kontinent të bien dakord se nuk mund të varen nga Rusia për tregti, aq më shpejt do të ketë stabilitet’, u shpreh në video-mesazh presidenti Zelensky, raporton BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




