Zelensky: Rusia po përgatitet për një luftë bërthamore

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se zyrtarët rusë kanë filluar të “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por shtoi se ai nuk beson se Rusia është gati t’i përdorë ato.

“Ata po përgatisin shoqërinë e tyre. Kjo është shumë e rrezikshme. Ata nuk janë gati t’i përdorin, por nuk e dinë nëse do të përdoren apo jo. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flasësh për të.”, tha Zelensky

Presidenti Zelensky tha se duhej veprim tani, pasi kërcënimet e Rusisë ishin një “rrezik për të gjithë planetin”. Moska, pohoi ai, kishte “bërë një hap tashmë” duke pushtuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, stacioni më i madh bërthamor në Evropë, të cilin Presidenti Putin po përpiqet ta kthejë në pronë ruse.

Në një intervistë për BBC, Presidenti Zelensky mohoi të ketë nxitur sulme ndaj Rusisë, duke pretenduar se deklarata e mëparshme ishte përkthyer gabimisht.

“Duhet të përdorni goditje parandaluese,” tha ai, duke iu referuar sanksioneve, “jo sulmeve”.

Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit në një kundërofensivë të suksesshme që ka detyruar trupat ruse të braktisin pozicionet e mbajtura prej kohësh.

Aneksimet e paligjshme kanë ngritur frikën për një përshkallëzim të mundshëm në luftën 7-mujore. Presidenti Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë kanë sugjeruar se armët bërthamore, ndoshta më të vogla, armë taktike – mund të përdoren për të mbrojtur zonat e aneksuara, megjithëse zyrtarët perëndimorë thonë se nuk ka prova që Moska është e përgatitur për ta bërë këtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme