Zelensky shkarkon shefin e sigurisë dhe prokuroren e përgjithshme: Bashkëpunëtorë të Rusisë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar kreun e agjencisë së sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe prokuroren e përgjithshme, duke i akuzuar për tradhëti dhe bashkëpunim me Rusinë.

Ai tha se më shumë se 60 ish-punonjës tani po punonin kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia.

Një total prej 651 rastesh bashkëpunimi dhe tradhtie po hetohen kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, shtoi ai. Zyrtarët e shkarkuar, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova, nuk bërë ende asnjë koment.

“Një grup i tillë krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare të shtetit shtrojnë pyetje shumë serioze për krerët përkatës të dy organizatave. Secila nga këto pyetje do të marrë një përgjigje të duhur”, tha Zelensky.

Shkarkimi i shefit të SBU, Ivan Bakanov, një mik fëmijërie i Zelenskyt, pason arrestimin e një ish-kreu rajonal të SBU në Krime, të aneksuar nga Rusia në 2014./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme