Zelensky sinjalizon reforma përpara samitit të BE-së në Kiev: Do ndryshojnë realitetet sociale, ligjore dhe politike

Pak ditë para mbajtjes së samitit në Kiev, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi marrjen e disa reformave. Zelensky deklaruar se administrata e tij po planifikon prezantimin e disa ndryshimeve, si pjesë e përpjekjeve për të vazhduar me negociata jashtëzakonisht të shpejta dhe komplekse për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas Zelenskyt, këto reforma do të prekin aspektet sociale, ligjore dhe politike.
“Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne po përgatisim reforma të reja në Ukrainë. Këto janë reforma të cilat në shumë aspekte do të ndryshojnë realitetet sociale, ligjore dhe politike duke i bërë ato më humane, më transparente dhe më efektive”, tha Zelensky.
Shkarkimet e fundit të Zelenskyt përfshinin një zëvendësministër të akuzuar për marrje ryshfeti dhe një të dytë të implikuar në akuzat se zyrtarët paguanin çmime të fryra për ushqimin për ushtarët.
Sakaq, ditën e premte do të mbahet në Kiev samiti mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian. Fakti që samiti do të mbahet në Kiev është një “sinjal i fuqishëm si për partnerët ashtu edhe për armiqtë.
“Për partnerët tanë, është një mesazh që Evropa beson në fitoren e Ukrainës dhe mbështet lëvizjen tonë të shpejtë drejt anëtarësimit në BE. Për armiqtë tanë është një mesazh i kotësisë së përpjekjeve të tyre për të përçarë koalicionin që mbështet Ukrainën dhe që ne të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



