Zgjatja e mandatit të vettingut, ONM: Mbështesim amendamentin, iniciativë e rëndësishme

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, përfaqësuesi i ONM-së, Maciej Popovski ka deklaruar ditën e sotme se zgjatja e mandatit të vettingut është i rëndësishëm. Ndër të tjera ai ka shtuar gjët fjalës së tij se ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses.
“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme. E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses. Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar. Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht. Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione,” u shpreh Popovski.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




