Zgjedhja e presidentit, Grupi parlamentar i PD-së do të mblidhet sërish të hënën

Politikë | 5 vite më parë

Pas mbledhjes së grupit të PD-së Kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj informoi se për zgjedhjen e presidentit të ri do të ketë sërish një mbledhje tjetër ditën e hënë.

“Sot u diskutua axhenda parlamentare, u diskutua për Komisionet e posaçme që përbëjnë lëndë të parë për veprimtarinë opozitare, dhe u diskutua edhe për presidentin e ri. I falënderoj kolegët e mi për përgjegjshmërinë për të përballur këtë lloj procesi, një proces i rëndësishëm, që teston jo vetëm qasjen individuale, por edhe të PD-së. Deputetët dhanë mendimin e vet dhe lamë që në aspektin organizativ do të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë. Do të diskutojmë edhe me kryesinë e grupit”, tha Alibeaj.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka lënë afat deri të dielën në darkë afat deputetëve që të sugjerojë kriteret për zgjedhjen e Presidentit dhe rregullat e procedurës që do të ndiqet.

“Në vijim të mbledhjes së sotme dhe asaj që u dakordësua, secili anëtar i grupit, deri të dielën në darkë, mund të sugjerojë kriteret që do propozojmë për zgjedhjen e Presidentit, dhe rregullat e procedurës që do ndiqet për përzgjedhjen konsensuale, ku opozita të ketë rol thelbësor në proces. Me pas kryetari i grupit do te bëjë përmbledhjen e qëndrimeve dhe dokumenti do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar.

Gjithashtu, në vijim të porosisë për komisionet e posaçme, lutem dërgimin e kërkesave për pjesëmarrje në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore dhe territoriale, me qëllim që më pas të vendosim përbërjen në mbledhjet në vijim”, tha Alibeaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme