Zgjedhjet/ Berisha: PD vjen si një parti e ndryshuar, vendosëm votën si përcaktuese të drejtuesve

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha gjatë një konferencë per mediat këtë të diel e konsideroi topitës  udhëtimin e opozitës ndërsa theksoi se ka ardhur koha që PD të paraqitet si parti e ndryshuar. Ndalur tek zgjedhjet, Berisha deklaroi se opozita ka vendosur votën dhe vullnetin e anëtarëve si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së. Për Berishën nëse opozita vijon me ndryshimet pozitive që duan dhe presin shqiptarët, e ka përgjigjen për t’i dhënë sfidave të të ardhmes. “Ta vazhdojmë këtë betejë dhe ju siguroj që me çdo ndryshim, afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores”, theksoi Berisha.

“ Në një vit me përpjekjet e jashtëzakonshme ne ja kemi dalë, për tu paraqitur parti e ndyrshuar para shqiptarëve. Kemi vendosur votë si dhe vullnetin e anëtarëve tanë, si përcaktuese të fituesve lokal dhe qëndror të PD. Në këto vite ju jeni dëshmitar që ajo që u shkatërrua në mënyrën më katastrofale është vota. Vota në shoqërinë shqiptare e dhunuar nga qeveria e cila në çdo fushatë elektorale paraqitej si shtet elektoral. 

Paraqitej në banda, me para droge, krimi dhe blerje votash. Në mënyrë të padiskutueshme u mbyt dhe pësoi deformime të mëdha edhe në opozitë. Sot PS nuk voton më për asnjë të zgjedhur të saj.Më së fundi Edi Rama hoqi votën për kryetarët e degës së PS dhe riktheu modelin e Enver Hoxhës.

Ne bashkë vendosëm një standart duke votuar. Ne kemi votuar këtë vit sa asnjë parti tjetër dhe si asnjëherë në historinë tonë. Prandaj në këtë kontekst jemi paraqitur një parti e ndryshuar. Ne vendosëm Primaret.

Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive, që pret shoqëria shqiptare nga ne, ne kemi gjithë trashëgiminë, gjithë programin për të ardhmen për tu dhënë përgjigjen më të çmuar sfidave që nap resin, kemi miqtë tanë që po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Evropës, në Suedi e Itali, shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta, të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore, përkundrejt nesh që kemi vlerat dhe kemi qytetarin të parin, ndaj dhe të frymëzuar dhe nga kjo valë ndryshimi, nga kjo erë ndryshimi që fryhen në Evropë, ta vazhdojmë këtë betejë dhe ju siguroj që me çdo ndryshim, afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores”. tha Berisha.

Berisha u pyet edhe për primaret ku tha se qëllimi është të mbyllen gjatë muajit tetor.

Sali Berisha ishte i pranishëm në konferencën e organizuar nga partia simotër suedeze Moderaterna.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme