Zgjedhjet brenda PS, Veliaj me socialistët e njësisë 2: Berisha dhe Meta e kanë vendin në faqet e zeza të historisë

Politikë | 4 vite më parë

Partia Socialiste ka nisur takimet me  socialistët lidhur me zgjedhjet e brendshme në parti për krijimin e strukturave për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore. Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Arben Pëllumbi u takuan me socialistë të njësinë 2, ku tha se PS është një skuadër fituese dhe se askush nga klasa politike 30-vjeçare në vend nuk mund ta konkurrojë, ndërsa shtoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë vendin në faqet e zeza të historisë.

Veliaj tha se 20 qershori është afati i i fundit për të marrë të gjitha propozimet për zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste, në mënyrë që më pas të jetë koha për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.

“Kemi një narrativë shumë të bukur të punëve që janë bërë edhe nga Qeveria, edhe nga Bashkia. Pastaj, bujrum, përballë le të vijë kush të dojë. Nëse e bëjnë më mirë, le të vijnë ta provojnë. Nëse janë këta të lodhurit, që i kemi pasur këto 30 vjet, le të kombinohen si të duan, tek e tek, apo bashkë, për sa kohë që skuadra jonë është fituese, të tjerat janë detaje të panevojshme. Nga data 1 Qershor deri më datën 20 Qershor do kemi mundësi t’i dëgjojmë të gjitha propozimet. Kaluam vitet 90-të, vitet e sakrificës, kaluam edhe vitet e opozitës me Saliun dhe Ilirin përballë që të vrisnin në Bulevard, por sot nuk i themi dot 10-vjeçarit të 2015-ës, i cili do të votojë për herë të pare në 2023, kujdes Saliun dhe Ilirin. Me shpresë se këtë do t’ia thotë libri i historisë, tek faqet e zeza apo do t’i dëgjojë nga prindërit, por detyra jonë nuk është të shajmë ata. Ne kemi detyrë tjetër: ne themi si do të përmirësohemi, si do të ecim më lart dhe si do ta hapim partinë edhe për të rinjtë”, tha ai.

Në përfundim të këtij procesi, Partia Socialiste synon hapjen, ripërtëritjen dhe rienergjizimin e çdo strukture të saj nëpërmjet bashkëkryesisë, ku gratë dhe vajzat kanë një mundësi më shumë për të fuqizuar rolin dhe zërin e tyre në strukturën organizative të PS.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme