Zgjedhjet e 6 marsit, Balla: Eriselda Sefa, mundësia më e mirë për të transformuar Lushnjën

Politikë | 5 vite më parë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe dhe kandidatja për kryetare bashkie, Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët në fshatit fshatit Gorre në Njësinë Administrative Kolonjë në Lushnje.

Balla kërkoi votën për kandidaten Eriselda Sefa si mundësia më e mirë për të transformuar qytetin e Lushnjes.

“Falënderim dhe mirënjohje për pjesëmarrjen në këtë takim përmbyllës të fushatës në Njësinë tuaj Administrative dhe nuk mund të përmbyllnim fushatën në një prej fshatrave me kaq shumë mbështtje, si Gorreja. E kërkojmë një votë të madhe për njerëzit që zotohen që bëjnë punë. Ne e dimë që vijmë pas një situate të vështirë edhe tani është sërish e vështirë ndaj qeveria i ka ardhur në ndihmë fermerëve dhe bujqërve që të marrin naftën pa taksa dhe secili prej jush që punon tokën në varësi të kulturës që ka mbjell do të marrë naftën pa taksa. Ne kemi investuar ne infrastrukturën e shkollave dhe do të vazhdojë ende më tepër ndaj ne duam që Edi Rama dhe Eriselda Sefa të punojnë bashkë, sepse pas 102 vitesh, pikërisht në ditën e mësuesit dhe të femrës të kemi një grua në krye të Bashkisë Lushnje. Jam i lumtur që kam mbështetur këtë vajzë e cila është e lindur dhe e rritur mes jush dhe njeh çdo problem tuajin. Eriselda është modeli i njerëzve të cilët Partia Socialiste mbështet, sepse i ngjisin shkallët hap pas hapi, është mundësia më e mirë për të transformuar Lushnjen, pra, kërkojmë mbështetjen tuaj në 6-mars” deklaroi Balla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme