Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi thirrje politikës: Mos thyen heshtjen zgjedhore!

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook ka bërë thirrje që palët politike të mos thyen heshtjen elektorale.
Sipas tij, deri në mbylljen e procesit të votimit është heshtje zgjedhore dhe çdo thirrje politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
“I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në #Zgjedhje6Mars se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore. Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në mirëadministrimin e procesit.”, -shkruan Celibashi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




