Zgjedhjet e pjesshme vendore, Alibeaj: Rama ka nisur të mobilizojë sërish krimin për të vjedhur votat

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha sot përmes një statusi në “Facebook” se ai që do sfidohet në zgjedhjet e pjesshme vendore, më 6 mars, është kryeministri Edi Rama, pasi përzgjodhi dhe kandidoi të dënuar për krime dhe të korruptuar në krye të bashkive.

“Pushteti që vjen nga krimi dhe korrupsioni nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët, ata po e shohin këtë çdo ditë. Edi Rama është njeriu që përdori bandat kriminale, fondet e rindërtimit nga tërmeti, korrupsionin e inceneratorëve dhe patronazhistët për masakrën elektorale të 25 prillit.  Është ai që përzgjodhi dhe kandidoi të dënuar për krime dhe të korruptuar në krye të bashkive të cilët u denoncuan që në fillim nga PD.

Kjo është e qartë si drita e diellit për shqiptarët dhe për këdo se Rama nuk fiton dot pa kriminelët dhe paratë e pista, prandaj ai ka nisur te mobilizojë sërish krimin dhe non-gratat për të vjedhur votat”, –shprehet Alibeaj.

Alibeaj thotë se PD është e vendosur në betejën kundër kriminelëve dhe korrupsionit që mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve.

“Ne do ta vazhdojmë të vendosur betejën tonë kundër kriminelëve dhe korrupsionit që po e mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë një qeverisje më të mirë si lokale ashtu edhe qendrore”, -tha Alibeaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme