Zgjedhjet lokale/ Voton Alibeaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të bërë ndarjen e madhe nga e shkuara

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka hedhur votën e tij në këto zgjedhje lokale, ndërsa pati edhe një mesazh për qytetarët.
Nga shkolla Ekonomike, ku ai votoi, Alibeaj i kërkoi qytetarëve që të dalin masivisht në votime për të bërë “ndarjen e madhe”, siç e cilësoi ai, nga e shkuara.
“Kam një mesazh për të gjithë qytetarët, demokratët që sot duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës në mënyrë të qetë dhe të matur për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën. Sot është dita që shqiptarët të vijën dhe të votojnë sepse sot është dita për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën dhe kjo është në dorë të shqiptarëve. Kjo bëhet vetëm me pjesëmarrjen masive të shqiptarëve. Ftoj këdo, jo vetëm mbështetësit e PD, çdo shqiptar të ndershëm që sot të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës siç zemra dhe interesi jua do”, tha Alibeaj.
/rtshal/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




