Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës- Petro Gjikuria, kandidati zyrtar i Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet bashkiake të Himarës. Ai është shqiptaro- amerikani Petro Gjikuria.
Mësohet se ky i fundit është sipërmarrës në zonën e jugut. Përball tij, Gjikuria do të ketë Vangjel Tavon kandidatin e Partisë Socialiste që sot mban postin e prefektit të Vlorës.
Një nga emrat e përfolur si kandidat i opozitës për Bashkinë e Himarës ishte dhe djali i Fredi Belerit, por që nuk arriti të merrte pëlqimin e të gjitha palëve.
Këto zgjedhje të pjesshme do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje, vendim ky i cili e detyroi Komisioni Qendror të Zgjedhjeve pak ditë më parë ta shpalli të pa vlefshëm mandatin e tij.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




