Zgjedhjet në Francë, Macron drejt humbjes së shumicës në parlament

Botë | 4 vite më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka arritur të fitojë shumicën në parlament sipas projeksioneve të para. Teksa kutitë e votimit u mbyllën duket se Macron po humb kontrollin e Asamblesë Kombëtare franceze.

Vetëm dy muaj pasi u rizgjodh president, projeksionet tregojnë se Macron nuk ka mundur dot të marrë mazhorancën, gjë që mund ta pengojë atë të çojë para reformat e tij.

Macron kishte më shumë se 300 vende në parlamentin në largim dhe mundi bindshëm Le Pen në zgjedhjet presidenciale në prill. Për të ruajtur shumicën e tij të plotë, atij i duheshin 289 vende, por projeksionet e para të zgjedhjeve të sotme flasin për 210 deri në 250 ulëse që mund të marrë Macron.

Aleanca e së majtës ekstreme  e Jean-Luc Mélenchon, e quajtur ‘Nupes’ mund të fitojë 150 deri në 180 vende, ndërsa aleanca e ekstremit të djathtë do të shkojë nga 80 dhe 100 ulëse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme