Zgjedhjet në Himarë, Kaso: Urgjenca e dekretit dëshmon se Beleri është i burgosur politik

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso tha se KQZ dhe Presidenti Bajram Begaj kane shkelur ligjin dhe kushtetutën për mandatin e Belerit dhe shpalljen e zgjedhjeve te reja ne Himare.
Kaso tha se urgjenca me të cilën u përcollën zhvillimet dëshmoi se Fredi Beleri është i burgosur politik.
“Në një seancë urgjente Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës. Sapo KQZ mori vendimin e shkarkimit, Edi Rama i dërgoi Presidentit kërkesën e parapërgatitur dhe e urdhëroi të shpallte datën e zgjedhjeve për bashkinë Himarë. Institucionet e pushtetit nuk reagojnë me kaq shpejtësi as në raste emergjencash kombëtare, siç e ka dëshmuar tërmeti apo Covid19.Kjo urgjencë dëshmon edhe njëherë se Fredi Beleri nuk është një i dënuar i shtetit shqiptar, por një i marrë peng, një i burgosur politik i pushtetit të Edi Ramës”, tha Kaso.
Pasi KQZ vendosi pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit si kryetar Bashkie për Himarën, kryeministria kërkoi nga Presidenca shpalljen e datës së zgjedhjeve për këtë bashki. Menjëherë më pas, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




