Zgjedhjet në PS, fushata nis nga Shkodra, Klosi: Proces dymujor

Partia Socialiste ka nisur nga Shkodra fushatën për hapjen e zgjedhjeve brenda radhëve të selisë Roze. Të pranishëm në çeljen e kësaj fushate me asamblenë e qarkut të PS, kanë qenë deputetë dhe drejtues të lartë të PS-së mes të cilëve sekretari organizativ Blendi Klosi, Anila Denaj, Lindita Nikolla, Etjen Xhafaj dhe drejtuesja politike e PS ne Shkodrës Edona Bilali.
Sekretari organizativ Blendi Klosi në fjalën e tij para mediave, u shpreh se ky është një proces dymujor, ku në procesin final do të ketë një ballafaqim platformash.
I pyetur për kriteret, apo përjashtimin e atyre kandidatëve që kanë qenë më parë në poste drejtuese dhe figurës së dekriminalizimit, Klosi u shpreh se është një element kryesorë.
I pyetur për Shkodrën, dhe për drejtoritë rajonale të cilat i janë larguar Shkodrës, Klosi u shpreh se qeveria nuk ka parë asnjëherë nëse një zonë voton majtas apo djathtas, por vëmendja e qeverisë është për investime publike, është një garë elektorale ku njerëzit gjykojnë individin, platformën elektorale apo elementë të tjerë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




