Zgjedhjet në SHBA, garë e ngushtë Trump- Biden, shtetet me rezultat ende të paqartë

Gara për Shtëpinë e Bardhë midis presidentit aktual, Donald Trump, dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, është ende e ngushtë. Trump, para kohe, e ka shpallur veten fitues, por numërimi i votave që mund ta përcaktojnë rezultatin vazhdon edhe në gjashtë shtete: Nevada, Xhorxhia, Miçigen, Karolinë e Veriut, Pensilvani dhe Uiskonsin. Biden duhet t’i fitojë të paktën tri nga këto shtete për t’u zgjedhur president, ndërsa Trump duhet t’i fitojë së paku katër.
Shtetet me rezultat ende të paqartë:
Arizona (11 vota elektorale)
Biden: 51.0%, Trump: 47.6%
Edhe pse garë e ngushtë këtë vit, Arizona ka votuar për kandidatin republikan në çdo zgjedhje presidenciale – përveç vitit 1996 – që nga viti 1952. Donald Trump ka fituar me rreth 4 për qind në vitin 2016.
Xhorxhia (16 vota elektorale)
Trump: 50.5%, Biden: 48.3%
Xhorxhia ka votuar për kandidatin republikan në nëntë nga dhjetë zgjedhjet e kaluara presidenciale. Donald Trump ka fituar me rreth 5 për qind në vitin 2016.
Miçigen (16 vota elektorale)
Biden: 49.5%, Trump: 49.0%
Miçigeni ka votuar për kandidatin demokrat qysh në vitin 1992, derisa Donald Trump ua ka kthyer republikanëve atë, më 2016. Trump e ka fituar para katër vjetësh me 0.2 për qind.
Nevada (gjashtë vota elektorale)
Biden: 49.3%, Trump: 48.7%
Nevada është shtet i lëkundur prej kohësh. Ajo ka votuar për fituesin e zgjedhjeve, përveç në dy raste, qysh në vitin 1912. Një nga këto raste ka qenë më 2016, kur kandidatja që i ka humbur zgjedhjet, Hillary Clinton, e ka fituar Nevadën me 2 për qind.
Pensilvania (20 vota elektorale)
Trump: 54.9%, Biden: 44.0%
Pensilvania ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1992, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.7 për qind.
Uiskonsin (10 vota elektorale)
Biden: 49.6%, Trump: 48.9%
Uiskonsini ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1988, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.8 për qind.
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




