Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon votimi, fillon procesi i numërimit. Erdogan favorit përballë kandidatit të opozitës

Në Turqi më shumë se 64,1 milionë njerëz u regjistruan për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, përfshirë mbi 1,92 milionë që votuan më herët në qendrat e votimit jashtë vendit.
Ndërkohë që ka përfunduar votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Turqisë.
Sondazhet nxjerrin favorit Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa për Kemal Kilincdarolgu, këto zgjedhje janë shansi i fundit për të rrëzuar Erdoganin pas 13 vitesh përpjekje, transmeton Al Jazeera.
49.5% të votave siguroi Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e 14 ditëve më parë, ndërsa Kemal Kilicdaroglu nuk mundi të kapitalizonte politikisht problemet me të cilat është përballuar qeveria e Erdoganit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




