Zgjedhjet për kreun e PD, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi nesër përballë njëri-tjetrit! Ja vendndodhja e qendrave të votimeve

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi do të garojnë ditën e nesërme (22 maj) për kreun e PD-së. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Komisionit të Rithemelimit njofton se procesi i votimit do të nisë në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00, megjithatë orari i mbylljes mund të zgjatet në rast se do të ketë ende anëtarë të PD në radhë për të votuar.
Në fletën e votimit, Sali Berisha është kandidati i parë në renditje, ndërsa pas tij është Ibsen Elezi
Sipas Komisionit të Rithemelimit, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.
E teksa nesër mbahen zgjedhjet për kreun e PD, kujtojmë se çështja e drejtimit të partisë më të madhe opozitare në vend është ende në duart e Gjykatës. Pak javë më parë u pranua ankimimi i Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit dhe tashmë pritet një vendim i Gjykatës.
Vendndodhja e 108 Qendrave të Votimit




Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




