Zgjedhjet presidenciale, nis mbyllja e vendvotimeve

Ka filluar mbyllja e vendvotimeve të raundit të parë në pjesë të shteteve Indiana dhe Kentucky, ndërsa SHBA po përgatitet për rezultate në garën e këtij viti për Shtëpinë e Bardhë.
Pjesët e dy shteteve që ndodhen brenda ‘Zonës Lindore të Kohës’ janë mbyllur, por ato brenda ‘Zonës Qendrore të Kohës’ do të qëndrojnë të hapura edhe për një orë.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të fitojë përsëri shtetet Indiana dhe Kentucky ashtu si edhe në vitin 2016. Rezultate të qarta nuk priten deri sonte vonë në SHBA.
Raundi i dytë i mbylljeve të vendvotimeve do të fillojë në orën 19 sipas ‘Zonës Lindore të Kohës’, përfshirë pjesën e mbetur të shteteve Indiana dhe Kentucky, si dhe Georgia, South Carolina, Vermont dhe Virginia. Pjesë të shtetit Florida po ashtu do të mbyllen, së bashku me pjesë të shtetit New Hampshire.
Raundi më i madh i mbylljeve fillon në orën 20 kur më shumë se 20 shtete, përfshirë edhe Washington D.C. do të mbyllin vendvotimet, përfshirë shtetet e fushë-betejës Michigan, Pennsylvania, Texas dhe pjesa e mbetur e Florida-s.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




