Zgjedhjet vendore 2023/ Berisha ftesë Alibeaj: Hajde propozo kandidatët e tu

Sali Berisha i ka bërë ftesë Enkelejd Alibeajt që për zgjedhjet vendore të 2023 të vij dhe të propozojë kandidatët e tij. Nga Gjirokastra, Berisha tha se opozita duhet të dalë më kandidatë të përbashkët dhe se këto duhet të zgjidhen nga primarët e zhvilluara.
“Në Tiranë do të kemi kandidaturë të përbashkët e cila do të dalë përmes primareve. Nga primaret nuk heqim dorë, kjo është kategorike. Alibeaj të marrë pjesë dhe të bëjë propozimet e veta. Këtë herë nuk voton vetëm anëtarësia por edhe simpatizantët. Me z. Meta kemi rënë dakord që ai do të përqendrohet thuajse 100% tek këshillat”, tha Berisha.
Më herët Berisha i shtriu dorën për propozimin e reformës territoriale Kreut të Grupit Parlamentar, Alibeaj që të dalin me draft të përbashkët .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




