Zgjedhjet vendore, Berisha marrëveshje me aleatët: Do dalim me një kandidat të përbashkët

Politikë | 4 vite më parë

Partia Demokratike ka arritur marrëveshje me partitë aleate për të dalë në zgjedhjet vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët.

Kreu i PD-së, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kreun e PR, Fatmir Mediu, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kryetarin e PAA, Agron Duka dhe kryetarin e LZHK, Dashamir Shehu, ku u arrit dakordësia që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Ditën e djeshme Berisha zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, ku po ashtu u ra dakord për të dalë në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Pas takimit, Meta bëri tha se do të pranojnë kandidatët e zgjedhur nga Berisha.

Data se kur do të mbahen zgjedhjet vendore nuk është caktuar ende, teksa Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë politike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme