Zgjedhjet vendore, Idrizi pas takimit me Begajn: Më shumë se data, rëndësi kanë standardet e zgjedhjeve

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj lidhur me konsultimet që kreu i shtetit po zhvillon për vendosjen e një date për mbajtjen e zgjedhjeve vendore 2023.
Idrizi tha për mediat se më shumë rëndësi se sa data kanë vendosja e standardeve dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.
“Duket se këto zgjedhje do të shoqërohen me të gjitha problematikat që kanë pasur. Ndava me presidentin që ndoshta jemi vonë për produktin e Territoriales dhe Zgjedhores. Edhe raporti i ODIHR ka adresuar një sërë problemesh me shit-blerjen e votës, me votën e emigrantëve, me votimin elektronik”, tha Idrizi.
Më herët presidenti Begaj u takua me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se për PS nuk ka rëndësi një datë konkrete për zgjedhjet vendore, por që Presidenti të marrë në konsideratë të gjitha propozimet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




