Zgjerimi i BE-së, Rama në Austri bashkëbisedim me shqiptaren nga Maqedonia e Veriut

Politikë | 4 vite më parë

Zgjerimi i BE-së, si dhe ruajtja e e të ardhmes së Evropës, ka bërë bashkë në Austri shumë personalitete politike nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor. Kryeministri Edi Rama, po merr sot pjesë në “EUROPA- Forum Wachau” që mbahet në Götweig në rajonin Krems (Austri).

Pas takimit me kancelarin, kryeministri Rama është njohur edhe me një shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Hasijen, me të cilën ka zhvilluar një bashkëbisedim. Përmes një video të ndarë në ‘Facebook’, zoti Rama ka përshëndetur të gjithë shqiptarët.

Biseda:

Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin austriak sapo mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip dhe kur e pyeti gazetari a je nga Shqipëria apo Kosova, tha jo, jam nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej. Hasije përshendeti pak shqiptarët

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë shumë e lumtur që takova kryetarin, për hera e parë në jetën time në 58 vite që e takoj dhe jam shumë krenare që jam e vetmja shqiptare në Austri, jam takuar me kryetarin.

Edi Rama: Ka shqiptarë të tjerë që më kanë takuar.

Hasija: Jo, unë jam

Edi Rama: Po nga këto të Maqedonisë së Veriut, ti je më ylli nga të gjithë Hasije. Përshëndetje gjithëve në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, nga Hasija edhe unë.

Hasija: Mirupafshim.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme