Zhupa: Po braktiset arsimi i lartë, rreth 20 mijë studente më pak në universitete

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin sot në nisje të vitit akademik për gjithë studentët e Shqipërisë se janë rregjistruar në arsimin e lartë publik dhe privat 19516 student më pak. Sipas saj, janë 17% student më pak për shkak të keqqeverisjes së Ramës dhe braktisjes që po i bëjnë të rinjtë vendit. “Në mandatin e dytë të qeverisjes Rama nga viti 2017 deri në 2021, janë rregjistruar në arsimin e lartë publik dhe privat 19516 student më pak. 17% student më pak nga keqqeverisja e Rames dhe braktisja që po i bëjnë të rinjtë vendit.
Shumica zgjedhin të largohen nga mungesa e cilësisë arsimit dhe jetesës në Shqiperi, por edhe nga mungesa e punësimit në profesionin që ushtrojnë. Ka edhe nga ata që e kanë të pamundur të vazhdojnë arsimin e lartë për arsye ekonomike, tarifa të larta edhe në publik, mungesa e bursave dhe lehtësira domethënëse për ta” tha ajo. “Por edhe kur diplomohen në vend, zgjedhin të largohen shumë shpejt, ku Shqipëria për shkak të politikave të gabuara në vlerësimin e profesioneve, kushteve dhe pagave nuk merr dot mbrapsh investimin e bërë në arsim. Vetëm në dy vite 2018 dhe 2019 ne Gjermani kanë njësuar diplomat 2460 mjeke, infermier dhe punonjës të shëndetësisë nga Shqipëria” tha Zhupa.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




