Zhurma shqetëson banorët, Reali ndalon koncertet në “Bernabeun”

Reali i Madridit do të ndalojë përkohësisht mbajtjen e koncerteve në stadiumin e rinovuar “Santiago Bernabeu”, pasi banorët pranë stadiumit u ankuan për zhurmë të madhe, tha klubi spanjoll të premten në mbrëmje.
Klubi i Madridit tha se tre koncerte të artistëve të popit spanjoll do të shtyhen nga nëntori në dhjetor, ndërsa spektakli i “Music Bank” nga Korea e Jugut i planifikuar për 12 tetor është anuluar.
Vendimi erdhi pasi disa media lokale raportuan se banorët që jetonin pranë stadiumit u ankuan për zhurmën që arrinte në shtëpitë e tyre gjatë koncerteve. Klubi në një deklaratë tha se “ky vendim është pjesë e një sërë masash të marra nga klubi për të siguruar që rregulloret komunale të respektohen gjatë koncerteve”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




