Zhvillimet në PD, Gjekmarkaj takon kryetarin e Komisionit për çështjet Evropiane, në Bundestagun gjerman, Krichbaum

Ruajtja e vlerave perëndimore të PD-së, nëpërmjet bashkimit të pjesëve të saj, ka qenë në qendër të një takimi që deputeti Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar me Kryetarin e Komisionit për çështjet Evropiane, në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.
Nëpërmjet një postimi në FB, Gjekmarkaj shprehet se takimi me zyrtarin e lartë gjerman është një ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute të integrimit evropian dhe linjave të politikës, drejt hapave negociues me BE.
“Tema ishin edhe trajektoret e demokracisë së brendshme, reforma në drejtësi, zhvillimi ekonomik. Pikë kyçe në bashkebisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj, duke ruajtur vlerat perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar. Ndihma që vjen nga miku gjerman dhe CDU -CCU është mëse e mirëpritur.”, shkruan Gjekmarkaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




