Zhvillimet politike në vend, Spiropali takim me presidentin Bajram Begaj

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali po zhvillon një takim në Presidencë, ku është takuar me presidentin Bajram Begaj.

Nuk dihen ende arsyet e takimit të Spiropalit me presidentin Begaj, por në fokus do të jenë edhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të dy seancave të fundit plenare, ndërsa ka shkaktuar kaos  në ambientet e institucionit.

Dhuna e ushtruar në Kuvend nga opozita ka sjellë edhe reagimin e ambasadave të SHBA-BE dhe Britanisë së Madhe në Tiranë duke bërë apel për dialog konstruktiv mes palëve dhe shmangien e akteve të dhunshme.

Gjithashtu ky takim vjen në një kohë kur Shqipëria pret hapjen e negociatave të grup kapitujve të parë për integrimin, të njohur si Themeloret dhe pas dy javësh do mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme