Zhvillimi i sektorit të bujqësisë në Mallakastër, Ismaili: Investimet në vepra publike përmirësojnë jetën e qytetarëve!

Mallakastra ka në fokus rritjen e investimeve në vepra publike për zhvillimin e saj, të përqendruara në infrastrukturën rrugore, në sistemin e ujësjellës kanalizimeve, ndërsa sfidë e madhe është zhvillimi i bujqësisë me prioritet ullishtarinë si një degë tradicionale e zonës.
Në këto dy vite falë edhe mbështetjes së qeverisë janë bërë të mundur zhvillimin në një sërë fushash.
Fokus i vecantë është edhe mbështetja e zhvillimi i bujqësisë. Me mbështetjen e qeverisë janë ngritur pritat lumore në fushën e Hekalit dhe Rromsit, një problem disa vjecare e lumit Vjosë që përmbyste sipërfaqe të tëra të tokës bujqësore.
Në sektorin e agroturizmit në Mallakastër janë ndërmarrë disa investime të rëndësishme me mbështetjen e programit IPARD zbatuar nga AZHBR.
Kryetari i bashkisë Mallastër Qerim ismaili thotë se investimet në vepra publike janë asete që përmirësojnë jetën e qytetarëve me ndikim në zhvillimin e ekonomisë, turizmit dhe jetës sociale.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




