Zhvillohet edicioni i XI i “Festivalit Folklorik” në Lezhë

Kulturë | 6 vite më parë

Në qytetin e Lezhës u zhvillua festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullor.

Edicioni i 11-të i këtij festivali bëri bashkë në vendvarrimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Lezhë, rapsod dhe instrumentistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të cilët shpalosën vlerat artistike të trevave të tyre.

Për shkak të situatës së pandemisë bashkia e Lezhës u kujdes që ky event të zhvillohej në ambient të hapur pra në vendvarrimin e Skënderbeut duke respektuar protokollet e sigurisë antiCovid për të ruajtur shëndetin e artistëve dhe spektatorëve.

“Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë” është e vetmja veprimtari e cila i kushtohet tërësisht muzikës së bartësve dhe rapsodëve tanë, që interpretojnë duke kënduar me lahutë, lahuri, çifteli apo shkarki.

Edicioni i XI u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale dhe nga Bashkia Lezhë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme