Ziu: Mazhoranca bën ligje me porosi, favorizon emra të përveçëm

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Marinela Ziu ka deklaruar në RTSH24 se mazhoranca socialiste ka krijuar një precedent të rrezikshëm ku në 11 vite ka bërë ligje me porosi për emra të përveçëm.
Duke folur për korrupsionin në vend, ajo theksoi se qeveria ka bërë një sërë ligjesh me porosi që favorizojnë klientët e qeverisë.
Për këtë arsye ajo solli në vëmendje ligjin për Partneritetin Publik-Privat (PPP) që sipas saj bëhet për t’u dhënë përparësi emrave të caktuar që janë pranë qeverisë.
“Precedenti shumë i rrezikshëm që kjo mazhorancë ka krijuar në 11 vite të ligjeve me porosi, të ligjeve me emra të përveçëm. Janë 14 raste të tilla.
Është një numër i madh ligjesh me emra të përveçëm që targeton vetëm klientë të kësaj qeverie, klientë që nuk përfitojnë vetëm tenderat publikë, por përfitojnë të gjitha koncesionet, të gjitha ankandet që janë edhe pronat shtetërore dhe investimet strategjike.
Praktikisht, të njëjtat emra i gjen gjithandej. Kjo është një problematikë shumë e madhe aq më tepër që korrupsioni ka arritur në nivele më të frikshme. Në një hark kohor në një muaj janë kaluar të paktën 2 ligje me emra të përveçëm, ju sjell në vëmendje projektligjin për koncesionet e Partneritetit Publik-Privat i cili edhe ai ishte një ligj me porosi që ka të targetuar emra të përveçëm”, u shpreh Ziu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




