Zjarr masiv në Lushnjë, digjen mbi 40 hektarë të mbjella, ullinj e pemë

Aktualitet | 2 vite më parë

Një zjarr i madh ka rënë në Lushnjë, ku u rrezikuan edhe banesat.

Sera të shumta gjithashtu janë djegur dhe më shumë se 40 hektarë të mbjella.

Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe banorë të fshatit Kadiaj, ku ndihmuan për të vënë zjarrin nën kontroll me pompa uji që përdornin për të vaditur serat, ullinjtë e pemët.

Ata kanë ndihmuar për të shuar zjarrin dhe me mjete rrethanore zjarri ka djegur një sipërfaqe të madhe të tokave.

 

Lajmi në përditësim…

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme