Zjarr në impiantet e naftës në jug të Libanit

Një zjarr i madh shpërtheu për arsye ende të panjohura në Impiantet e Naftës Zahrani në jug të Libanit.
Shumë kamionë zjarrfikës po i përgjigjen zjarrit që shpërtheu në një depo që i përket Impianteve të Naftës Zahrani, që gjenden në bregdetin midis provincave Sayda dhe Sur në jug.
Agjencia zyrtare e lajmeve e vendit NNA raportoi se zjarri shpërtheu në një rezervuar të mbushur me benzinë dhe se askush nuk është prekur nga zjarri deri më tani.
Gjithashtu u tha se forcat e sigurisë nuk lejuan askënd të afrohej në zonë për shkak të një shpërthimi tjetër të mundshëm dhe se rrjedha e trafikut është ndryshuar./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




