Zjarr në një apartament në Afrikën e Jugut/ Mbi 70 viktima, më shumë se 50 të plagosur

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 janë plagosur pas një zjarri, që shpërtheu në një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin jugafrikan të Johanesburgut.
Mgcini Tshwaku, një nga zyrtarët e qytetit i ngarkuar për sigurinë publike, tha se shkak për zjarrin mund të ketë qenë ndezja e qirinjve, të cilët përdoreshin për qëllim ndriçimi.
Sipas tij, porta kryesore e godinës po ashtu qe mbyllur, duke ua vështirësuar largimin personave të mbetur brenda strukturës.
“Shumë trupa janë gjetur në grup afër portës. Zjarri u përhap shumë shpejt në disa kate të ndërtesës, sepse përdoreshin materiale që merrnin zjarr,” tha një zyrtar i shërbimit të emergjencave.
Raportohet se godina banohej nga qytetarë të varfër dhe se ishte braktisur për shkak të kushteve të vështira.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




