Zjarr në një banesë në fshatin Sotirë, vetëm dëme materiale

Një banesë në fshatin Sotirë, në bashkinë Dropull, është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, pasi në banesë ndodhej vetëm zonja e shtëpisë në momentin kur nisën flakët, e cila ka dalë në kohë.
Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në rrjetin elektrik. Flakët kanë përfshirë pjesën kryesore të banesës, por ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij drejt banesave të tjera në lagje.
Autoritetet lokale dhe shërbimi zjarrfikës po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkakun e zjarrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





